Ekskluzive 2 October 2024, 21:16 Nga VNA

Ndryshime të rëndësishme në SPAK: Dumani forcon seksionin e hetimeve kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Ndryshime të rëndësishme në SPAK: Dumani forcon seksionin e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë disa ndryshime në sektorët brenda strukturës së posaçme që ai drejton. Edvin Kondili është larguar nga Seksioni kundër korrupsionit dhe tashmë është bërë pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar. Kondili është prokurori që ka hetuar koncesionin e sterilizimit, për të cilin SPAK ka marrë kritika, pasi në fillim la jashtë hetimit ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas Kondilit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me prokuroren Manjola Kajana, e cila nuk do të hetojë më zyrtarë të lartë, por figura të krimit.

Tashmë sektori antikorrupsion, ku nën hetim janë edhe personazhe të politikës, është përforcuar me dy prokurorët e emëruar rishtas, Anita Jella dhe Bledar Maksuti. Pjesë e këtij sektori është bërë edhe prokurorja Doloreza Musabelliu. Mbetet e paqartë zyrtarisht pse janë bërë këto ndryshime, por duket se kryeprokurori i SPAK po synon një luftë më të fortë kundër njerëzve me pushtet që janë përfshirë në korrupsion. Dosjet e kohëve të fundit dhe presioni i politikës së të gjithë krahëve e ka vënë nën presion strukturën e posaçme kundër korrupsionit. Kohët e fundit, Altin Dumani është vënë në qendër të sulmeve nga politikanët nën hetim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme