Kripë dhe Piper 21 October 2024, 06:48 Nga VNA

Moti do jetë i kthjellët, parashikimi për sot

Ndaje në Whatsapp
Moti do jetë i kthjellët, parashikimi për sot

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore. Moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen vetëm për ditën e Premte në veri të vendit me intensitet të ulët në mënyrë lokale. Mjegulla dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

Lexo gjithashtu

Video

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme