Kronika 25 February 2025, 14:37 Nga VNA

Lidhjet me qeverinë/ Zv. rektori i Universitetit Bujqësor me masë nga SPAK bashkëshorti i Zv.ministres së Arsimit Ana Kapaj

Ndaje në Whatsapp
Lidhjet me qeverinë/ Zv. rektori i Universitetit Bujqësor me masë

Zv/rektori i Universitetit, Ilir Kapaj, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, nën dyshimet për abuzime me tenderat, është bashkëshorti i zv/ministres së Arsimit, Ana Kapaj.

Ilir Kapaj dhe Romina Koto, zv/rektore për marrëdhëniet me institucionet dhe publikun pranë Universitetit Bujqësor, janë në mesin e 24 personave ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masa sigurie. 5 persona janë me detyrim paraqitjeje, 10 në arrest shtëpie, përfshirë dy pedagogët Dritan Laçi dhe Ilir Kusi, ndërsa 9 të tjerë në masën e detyrimit për paraqitje.

Ata dyshohen për abuzim me tendera në vlerën e 30 milionë lekëve. Universiteti Bujqësor ka pasur marrëveshje edhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës për kërkime shkencore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme