Rajoni 4 March 2025, 12:32 Nga VNA

Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, rrezikon gjobë dhe paraburgim

Ndaje në Whatsapp
Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, rrezikon gjobë dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orën 10:00, siç ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për të dëshmuar në lidhje me rezervat shtetërore. Në vend të kësaj, ai ndodhej në Gjilan, ku mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të një çerdheje.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, mosparaqitja në një thirrje të tillë mund të sjellë gjoba deri në 250 euro. Nëse Gjykata ia kalon urdhrin Policisë së Kosovës, Kurti mund të dërgohet me detyrim dhe, nëse refuzon të dëshmojë, mund të përballet me paraburgim deri në një muaj.

Nga Gjilani, Kurti deklaroi se ai e mirëpret Prokurorinë Speciale në zyrën e tij. Prokuroria ende nuk ka bërë të ditur hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren ndaj tij.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme