Kripë dhe Piper 9 January 2025, 12:02 Nga VNA

Jessica Alba dhe Cash Warren i japin fund martesës pas 16 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Jessica Alba dhe Cash Warren i japin fund martesës pas 16 vitesh

Pas 16 vitesh martesë, aktorja Jessica Alba dhe producenti Cash Warren kanë vendosur të ndahen. Mediat amerikane raportojnë se çifti hollivudian ka marrë vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre, duke surprizuar publikun dhe fansat.

Jessica, 43 vjeç, është parë së fundmi në daljet publike pa unazën e martesës, një detaj që ka shtuar dyshimet mbi statusin e tyre.

Edhe pse nuk dihen ende arsyet e ndarjes, burime pranë çiftit kanë sugjeruar se kohët e fundit kanë pasur probleme në marrëdhënien e tyre.

Çifti ka tre fëmijë: Honor Marie, 16 vjeç, Haven Garner, 13 vjeç, dhe Hayes Alba, 7 vjeç, të cilët kanë qenë gjithmonë pjesë e momenteve të lumtura familjare të dokumentuara nga dyshja.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Jessica Alba apo Cash Warren, por ndarja e tyre shënon fundin e një prej martesave më jetëgjata dhe të admirueshme të Hollywood-it.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme