Kronika 8 March 2025, 11:56 Nga VNA

Incidenti në uzinën e Gramshit, dy rusët dhe ukrainasi kërkojnë gjykim të shkurtuar. Akuza për spiunazh

Ndaje në Whatsapp
Incidenti në uzinën e Gramshit, dy rusët dhe ukrainasi

Gjykata e Elbasanit pritet të shpallë vendimin per dy shtetasit rus Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin dhe  ukrainasin Fedir Alpatov nëse do ta kalojë ose per gjykim dosjen penale ndaj tyre.  

Tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe me datë 12 do të vendoset për fatij e tyre.  

Prokuroria e Elbasanit i akuzon për spiunazh dhe pretendon se të pandehurit kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.  

Seanca paraprake për ta ka nisur që ne tetor dhe ende nuk është perfunduar.  

Svetlana Timofeeva, u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, dhe ukrainasin Fedir Alpatov, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. 

Nga hetimet rezultoi se  

Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spraj me piper kundër tyre.  

Ata njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex” që vizitojnë dhe fotografojnë godina të braktisura të kohës së kominizmit.  

Timofeeva dhe Alpatov aktualisht janë nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa Zorin mbahet në arrest shtëpie. 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme