Rajoni 2026-05-01 19:04:00 Nga VNA

Zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë deri në 12 maj, fushata nis 28 maj

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë deri

 

 

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin kohor të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

 


Sipas këtij plani, nga data 1 maj deri më 7 maj 2026, partitë politike të regjistruara në KQZ duhet të deklarojnë pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Brenda të njëjtit afat duhet të deklarohen edhe koalicionet mes partive politike.

Nga 2 maji deri më 10 maj 2026 është paraparë afati për certifikimin e partive të reja politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë, dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike do të bëhet nga 2 maji deri më 12 maj 2026.

Fushata zgjedhore zyrtare do të nisë më 28 maj dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e 7 qershorit, ditën kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit.

 


Sa i përket votuesve jashtë Kosovës, periudha e regjistrimit do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj, ndërsa votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor 2026.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news