Opinion 2025-09-07 16:19:00 Nga VNA

Kodi i ri penal: Burg për popullin, amnisti për të korruptuarit dhe të dënuarit përjetë!

Ndaje në Whatsapp
Kodi i ri penal: Burg për popullin, amnisti për të korruptuarit

Nga Ergys Mërtiri

Do ulim dënimet për të korruptuarit.

Kodi i ri penal, përveç budallëqeve ka dhe shumë shejtanllëk. Ai parashikon që dënimi për korrupsionin të ulet nga maksimumi 12 në 8 vjet, ndërsa për shpërdorimin e detyrës, përveç uljes së dënimit të futet dhe detyrimi për të vërtetuar qëllimsinë e shpërdoruesit, në provën për veprën penale. Pas zbutjes së dënimit për kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm, të korruptuarit janë grupi i dytë që prek zemërgjerësinë e këtij shteti.

Ky kod penal reflekton pikëpamjen e Kryeministrit për krimin. Shtypja kokën popullit hallexhiut, atij që nuk paguan energjinë, ujin, apo atij që shan e përqesh qeverinë apo kapet në demostratë duke bllokuar rugën, dhe fale kriminelin e hajdutin! Burg për popullin, mëshirë për kriminelët! Sipas Edi Ramës, krim bëjnë vetëm të dobtit.

E gjithë kjo vjen në një situatë kur ne kemi ngritur prokurori dhe gjykata speciale për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Drejtësia speciale është diçka e jashtëzakonshme që nuk pranohet në shoqëri normale. Ne kemi pranuar ta bëjmë këtë sepse kemi rënë dakort që ky vend nuk është normal, për shkak se krimi dhe korrupsioni janë kthyer në një kancer që po shkatërron shoqërinë.

Në këtë situatë, të bësh ligje të zbutura për të korruptuarit dhe kriminelët, do të thotë se, në situatë të jashtëzakonshme, ti mban anën e të keqes që kërcënon vendin. Mëshira dhe zbutja e mjekimit kundër kancerit tregon se qeveria është në anën e sëmundjes kundër shëndetit. Qeveria në këtë rast i bie të jetë vetë kanceri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news