Kronika 2026-10-19 17:48:25 Nga VNA

Nga Shkodra në Vlorë, të rinjtë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në ditën e shtatë kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Nga Shkodra në Vlorë, të rinjtë bojkotojnë mësimin

Në ditën e shtatë të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, tubime janë zhvilluar në disa qytete të vendit, ku gjimnazistë, studentë dhe të rinj kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, një pjesë e nxënësve dhe studentëve kanë ndërprerë pjesëmarrjen në mësim për t'iu bashkuar protestave. Të rinjtë kanë marshuar në rrugët kryesore të qyteteve, duke bërë thirrje kundër qeverisë dhe duke ftuar bashkëmoshatarët e tyre t'i bashkohen lëvizjes.

Në Shkodër, protestuesit janë grumbulluar edhe përpara godinës së bashkisë, ku u kanë bërë thirrje efektivëve të Policisë që t'u bashkohen. Gjatë marshimit, të rinjtë kanë kërkuar që edhe nxënësit e shkollave të tjera të bojkotojnë procesin mësimor.

Në Elbasan, një grup gjimnazistësh kanë marshuar nëpër qytet, duke u ndalur pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”. Prej aty, protestuesit u kanë bërë thirrje nxënësve të tjerë të dalin nga klasat dhe t'i bashkohen tubimit.

Protestat janë shoqëruar me incidente edhe në zona të tjera të vendit. Në Mirditë, një grup nxënësish që kishin bojkotuar mësimin janë zhvendosur në Rrugën e Kombit, në zonën e Rubikut, ku kanë djegur goma në shenjë proteste.

Edhe në Milot, të rinjtë kanë dalë në anë të rrugës me flamuj kombëtarë në duar. Ata u kanë vënë flakën disa gomave dhe u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që t'i bashkohen protestës.

Situata është tensionuar edhe në Kurbin, ku është raportuar se një koktej molotov ka shkaktuar zjarr në hyrje të godinës së bashkisë.

Ndërkohë, në Lezhë, të rinjtë kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubime dhe bojkot të pjesshëm të mësimit janë raportuar gjithashtu në Vlorë.

Protestat e kësaj të hëne, 19 tetor, kanë përfshirë disa qytete të vendit, ndërsa krahas marshimeve dhe thirrjeve kundër qeverisë, në disa zona janë regjistruar edhe incidente me djegie gomash dhe zjarr pranë institucioneve publike.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news