Kripë dhe Piper 2025-09-30 22:31:00 Nga VNA

Skandali në koncertin e Coldplay: CEO i “Astronomer” ribashkohet me gruan e tij pas tradhtisë publike

Ndaje në Whatsapp
Skandali në koncertin e Coldplay: CEO i “Astronomer”

Një moment i vetëm dhe një përqafim në kamer gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, mjaftoi për të përmbysur jetët e disa personave dhe për të ndezur një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale.

Në skenën e regjistruar, Andy Byron, 51 vjeç, atëherë CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, u pa në një përqafim të afërt me Kristin Cabot, 53 vjeç, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore dhe njëkohësisht e martuar. Kur kamera i fokusoi, dyshja u përkul për të fshehur fytyrat, por situata vetëm sa u përkeqësua kur këngëtari Chris Martin tha me shaka nga skena: “Ata ose kanë një aferë… ose janë shumë të turpshëm.”

Pak pas koncertit, të dy dhanë dorëheqje nga kompanitë ku punonin, ndërsa gruaja e Byron, Megan, 50 vjeç, ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale dhe u largua nga shtëpia e përbashkët në Massachusetts.

Megjithatë, në vend që kjo ngjarje të shënonte fundin e martesës së tyre, Daily Mail raportoi ekskluzivisht se çifti Byron është ribashkuar, duke u parë së fundmi së bashku në një piknik në plazhin e Kennebunk, Maine. Ata shfaqeshin të qetë, të buzëqeshur dhe ende me unazat e martesës në gishta, ndërsa asnjëri nuk ka paraqitur kërkesë për divorc në shtetet ku jetojnë.

Nga ana tjetër, Kristin Cabot ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, CEO i markës së rumit Privateer.

“Nuk kishte asnjë aferë. Kristin dhe Andy kishin një marrëdhënie pune dhe miqësi të mirë. Përqafimi ishte i papërshtatshëm, por kjo ishte e gjitha. Ajo e pranon përgjegjësinë për këtë”, deklaroi ish-bashkëshorti i Kristin.

Gjithashtu thuhet se Andrew Cabot ishte në koncert me një tjetër grua, e cila tashmë është partnerja e tij. “Ata ishin të ndarë miqësisht që përpara koncertit,” shtoi ai. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e biznesmenit, e cila deklaroi: “Vendimi për t’u ndarë ishte marrë përpara koncertit. Nuk do të bëhen komente të mëtejshme.”

Shtëpia e çiftit në Massachusetts tani është bosh, dhe fqinjët shprehen se i shohin rrallë. “I kemi parë të dy, por veçmas. I përshëndesim si fqinj, por nuk kemi kontakte të afërt”, deklarojnë ata.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news