Kripë dhe Piper 2026-04-23 10:11:00 Nga VNA

Këngëtari turk İbrahim Tatlıses: Pasurinë nuk ua lë fëmijëve, do t’ia kaloj shtetit

Ndaje në Whatsapp
Këngëtari turk İbrahim Tatlıses: Pasurinë nuk ua lë

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, është larguar nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit. Dalja e tij nga spitali është shoqëruar me deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në Turqi dhe më gjerë.

Gjatë prononcimit për mediat, Tatlıses foli hapur për periudhën e qëndrimit në spital, duke zbuluar se vetë kishte kërkuar që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin. Ai u shpreh me tone emocionale për marrëdhëniet familjare, duke veçuar vajzën Tuğçe, ndërsa la të kuptohej se raportet me djalin e tij Ahmet Tatlıses mbeten të tensionuara.

“Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time,” tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.

Artisti turk gjithashtu bëri bujë me deklaratën për trashëgiminë e tij, duke theksuar se nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve, por shtetit turk. Ai argumentoi se pasurinë e ka krijuar vetë dhe se secili duhet të ndërtojë rrugën e tij në jetë, duke shtuar se emri “İbrahim Tatlıses” është trashëgimia më e madhe që u ka lënë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news