Histori të harruara 2025-12-01 18:17:00 Nga VNA

Një letër që sfidoi heshtjen dhe makabritetin e komunizmit: Apeli i At Mihal Terovës drejtuar Enver Hoxhës për lirimin e Peshkop Irini Banushit

Ndaje në Whatsapp
Një letër që sfidoi heshtjen dhe makabritetin e komunizmit: Apeli

 

 

Në një dokument të rrallë të datës 12 shkurt 1948, At Mihal (Nikoll) Terova, klerik shqiptar që shërbente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i drejtohet drejtpërdrejt Enver Hoxhës, me një apel që sfidon atmosferën e rëndë politike të pasluftës. Letra e tij kërkon lehtësimin e dënimit ose lirimin e Peshkop Irini Banushit të Shkodrës, i arrestuar në vitin 1946, një figurë e njohur e hierarkisë kishtare shqiptare.

Në mënyrë të qartë dhe të drejtëpërdrejtë, At Terova – pastor i qyteteve Brocton, Hudson, Marlboro dhe Irmingham, me qendër në Matick të Massachusetts – i kujton autoriteteve shqiptare shembullin e lirimit të deputetit grek Konstatopulos nga forcat e Markos në Greqi, duke nënvizuar se një hap human nga Tirana do të krijonte “përshtypje të mirë” brenda dhe jashtë vendit.

Kleriku e përshkruan Peshkop Banushin si njeri me edukatë e virtyte, “që shpërblen gabimet me mirëbërje”, duke vënë në dukje se njerëz të tillë mund të jenë të dobishëm për shoqërinë shqiptare — një mesazh i guximshëm për kohën.

Letra mbyllet me sinqeritetin e nënshkruesit dhe një kujtesë të shkurtër për të kaluarën e tij si ish-klerik në Korçë deri në vitin 1939.

Letra 

Më 12 Shkurt 1948

Kryeministrit të Shqipërisë Gjeneral Enver Hoxha

Tiranë-Shqipëri

I nënshkruari prift shqiptar, pastor i qyteteve Brocton, Hudson, Marlboro, Irmingham me qendër në Matick, Mass të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh përshtypjen jo të vogël të lirmit të Deputetit grek Konstatopolos nga partizanit e Markos, mar guximin me ndërgjegje të pastër pa nteres që të bëni ju dhe autoritetitet përkatëse për lehtësimin e fajita ose lirimin nga burgu të Klerikut Peshkop Irini Banushi prej Shkodre, dhe jam I sinqertë se do të bëhet përshtypje e mirë.

Njerëz me edukatë si Banushi janë të dobishëm dhe shpërblejnë gabimet me mirëbërje.

Me sinqeritet, ish Klerik gjer më 1939 Korçë 

At Nikoll P.Terova! 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news