Sociale 2026-10-07 13:19:00 Nga VNA

Foshnja 4-muajshe me nënën në qeli/ Avokati i Popullit nis grupin e punës në burgun e Pojskës: Do të verifikohet situata

Ndaje në Whatsapp

Foshnja 4-muajshe me nënën në qeli/ Avokati i Popullit nis grupin

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur sot një grup pune drejt burgut të Pojskës për të verifikuar nga afër situatën e një gruaje të dënuar, e cila është njëherësh edhe nënë e një foshnjeje vetëm 4-muajshe.
Verifikimi në terren po kryhet nga struktura e specializuar e këtij institucioni, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT).

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se ekspertët e grupit të punës do të këqyrin kushtet e qëndrimit dhe respektimin e të drejtave të nënës dhe foshnjës në mjediset e vuajtjes së dënimit.

"Sot, një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, po shkon në burgun e Pojskës, për të verifikuar situatën lidhur me dënimin e një zonje, që është njëherësh edhe nënë e një foshnje 4-muajshe," njofton Avokati i Popullit.

Institucioni ka bërë të ditur se gjetjet dhe konkluzionet e këtij monitorimi në terren do të bëhen publike menjëherë pas përfundimit të verifikimeve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news