Kripë dhe Piper 2026-08-22 08:48:29 Nga VNA

E pranoi fajin! TikTok paguan 400 MILIONË $ - Spiunoi fshehurazi fëmijët për vite me rradhë

Ndaje në Whatsapp
E pranoi fajin! TikTok paguan 400 MILIONË $ - Spiunoi fshehurazi

TikTok ka rënë dakord të paguajë 400 milionë dollarë për të mbyllur një padi gjigante në Shtetet e Bashkuara.

Akuza: Platforma ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat e miliona fëmijëve nën moshën 13 vjeç, duke përfshirë vendndodhjen e saktë, historinë e shikimeve dhe madje edhe regjistrime zanore, pa pëlqimin e prindërve.

Hetimi zbuloi se të dhënat më pas përdoreshin për të krijuar profile reklamimi ultra-të synuara për fëmijët. Kjo shkel hapur ligjin COPPA në SHBA.

Edhe pse TikTok nuk e pranon fajin zyrtarisht, pagesa prej 400 milionë dollarësh është një nga më të mëdhatë në histori për privatësinë e fëmijëve. Ndërkohë në Shqipëri, TikTok mbetet aplikacioni nr.1 për moshat 10-16 vjeç.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news