Kronika 22 June 2026, 15:45 Nga VNA

Burri plagos me thikë bashkëshorten në Pogradec, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë tek Trauma

Ndaje në Whatsapp

nghnhg.jpg

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, në lagjen nr. 4, ku 30-vjeçari Renato Xhaja dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Bleona Xhaja, 28 vjeçe.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariatin e Policisë Pogradec të 30-vjeçarit, ndaj të cilit po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, çifti jeton në Greqi dhe ndodhej në Pogradec për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, 28-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme