Politika 7 August 2025, 16:47 Nga VNA

Taravari denoncon thirrjet antishqiptare: Nacionalizmi maqedonas po del jashtë kontrollit

Ndaje në Whatsapp
Taravari denoncon thirrjet antishqiptare: Nacionalizmi maqedonas po del

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste të bëra nga tifozë maqedonas gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar së fundmi në Kumanovë. Gjatë një vizite në qytetin e Pogradecit, pas një takimi me kryebashkiakun, Taravari e cilësoi incidentin si një ngjarje skandaloze, që ka tronditur opinionin publik dhe që është komentuar gjerësisht nga spektri politik në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe disa parti maqedonase.

“Dua të falënderoj publikisht Shqipërinë dhe Kosovën për solidaritetin që treguan në këtë rast. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një trendi të rrezikshëm muajt e fundit, ku nacionalizmi maqedonas është në rritje të ndjeshme,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi se një klimë e tillë politike ka qenë një ndër arsyet kryesore pse Aleanca për Shqiptarët vendosi të largohej nga qeveria tre muaj më parë, duke kaluar në opozitë dhe duke u përgatitur aktualisht për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, retorika fyese ndaj shqiptarëve është nxitur edhe nga vetë kryeministri maqedonas, i cili disa ditë para ngjarjes kishte bërë deklarata fyese në parlament. Taravari vuri në dukje se këto qëndrime përçmuese reflektohen drejtpërdrejt në sjelljen e qytetarëve dhe kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve ndëretnike.

“Nuk është rastësi që në raportin e fundit të Bashkimit Europian përmendet edhe ndikimi i rritur i botës serbe në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ky është një problem serioz që po ndikon negativisht në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit,” u shpreh ai.

Në përfundim, Taravari theksoi se ndonëse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të ndarë në dy blloqe politike, kjo përbën një lloj diversiteti të shëndetshëm që i shërben demokracisë dhe një shoqërie më të balancuar

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme