Rajoni 29 Prill 2024, 11:50 Nga VNA

Kurti bisedë me Scholz: Gjermania do të mbështesë kandidaturën e Kosovës në KiE!

Ndaje në Whatsapp
Kurti bisedë me Scholz: Gjermania do të mbështesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Përmes një postimi në platformën "X" Kurti njoftoi se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkruan Kurti.

 

 

Video

Policia franceze të premten në mbrëmje ndaloi një burrë të dyshuar se ka sulmuar me thikë tre gra në tre stacione metroje në qendër të Parisit. Tri gratë u goditën me thikë në Republique, Arts et Métiers dhe Opera rreth orës 16:00 sipas kohës lokale. Sipas deklaratës së prokurorisë, plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën. Burri, rreth të njëzetave, u identifikua falë kamerave të sigurisë (CCTV), bëri të ditur zyra e prokurorit. Ajo shtoi se ai ishte i njohur më parë për policinë për kundërvajtje, përfshirë dëmtimin e pronës. Nuk u dhanë detaje mbi motivet e sulmit.

Tre persona humbën jetën në Kaliforni nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë Krishtlindjeve. Stuhitë bllokuan rrugë kryesore në Los Angeles, duke vështirësuar evakuimin e qindra familjeve. Shërbimet e emergjencës kryen dhjetëra shpëtime, ndërsa mbi 100 mijë familje dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Policia në Devon ka paralajmëruar qytetarët të mos notojnë në det, pasi dy persona janë raportuar të zhdukur në ujë pas festimeve të Krishtlindjes. Ndërkohë, në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar mbetet në fuqi alarmi shëndetësor për motin e ftohtë. Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, si dhe shmangien e aktiviteteve në det gjatë kushteve të papërshtatshme.

Një përplasje zinxhir që përfshiu rreth 15 automjete ka ndodhur në autostradën Kanetsu, në Minakami të prefekturës Gunma, duke shkaktuar edhe një zjarr. Sipas autoriteteve japoneze, disa persona janë plagosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme