Kronika 27 December 2025, 11:00 Nga VNA

Nga ndërhyrja në sistemin TIMS te zhdukja 10-orëshe e Daniel Shimës. Hetime të reja për Ergys Agasin

Ndaje në Whatsapp
Nga ndërhyrja në sistemin TIMS te zhdukja 10-orëshe e Daniel

SPAK po heton grupin kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri edhe për dy ngjarje të rënda kriminale. Bëhet fjalë për kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku rezulton të jetë e përfshirë edhe Ervina Gjana, zyrtare e Policisë së Shtetit, e besuara e Ilir Prodës. Banesa e kësaj të fundit është kontrolluar nga SPAK. Të gjitha fijet në këtë ngjarje e çojnë SPAK te Agasi dhe Beqiri.

Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHIT, Daniel Shima, është një tjetër ngjarje nën hetim nga SPAK, për të cilën po hetohen dy biznesmenë dhe që dyshohet se ka lidhje me tenderat. Në rrëmbim 10-orësh të Shimës dyshohet të kenë marrë pjesë direkt zyrtarë të lartë policie. Këto ngjarje po hetohen në një procedim të ndarë.

SPAK goditi grupin Agasi–Beqiri pasi, përmes pengmarrjes, shantazhit dhe dhunës së biznesmenëve, i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT, sikurse ishte rasti i Gerond Meçes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme