Lifestyle 2026-08-11 21:17:19 Nga VNA

Odisea” e Nolan pushton Greqinë/ Shtatë në 10 e vlerësojnë pozitivisht, debat për Helenën e Trojës

Ndaje në Whatsapp
Odisea” e Nolan pushton Greqinë/ Shtatë në 10 e

Filmi “Odisea” i regjisorit Christopher Nolan po shndërrohet në një fenomen kulturor në Greqi, jo vetëm për suksesin në kinema, por edhe për debatet që ka hapur rreth mënyrës se si është sjellë në ekran vepra e Homerit.

Sipas një sondazhi të ri të kompanisë Kapa Research, 71% e atyre që e kanë parë filmin e vlerësojnë atë shumë ose mjaft pozitivisht, ndërsa shumica dërrmuese beson se produksioni do të ndihmojë edhe në promovimin ndërkombëtar të Greqisë.

Rreth 90% e grekëve thonë se kanë dëgjuar ose dinë diçka për filmin, ndërsa 48% janë përfshirë tashmë në diskutime rreth tij. 

Një rol të rëndësishëm në interesin e publikut ka luajtur edhe emri i Christopher Nolan. Popullariteti i regjisorit britanik arrin në 64% në publik dhe në 90% mes atyre që e kanë parë filmin në kinema.

Gjithashtu ,nga ata që e kanë parë filmin “Odisea”, 71% japin një vlerësim pozitiv. Efektet vizuale morën vlerësimin më të lartë, me 86%, ndërsa interpretimet e Matt Damon dhe Anne Hathaway u vlerësuan pozitivisht nga 85% e publikut. Regjia mori 81% vlerësime pozitive. Më kritike janë opinionet për mënyrën se si është përshtatur vetë epopeja homerike, e cila mori vetëm 48% vlerësime pozitive.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të sondazhit lidhet me ndikimin që filmi pritet të ketë për imazhin dhe turizmin e Greqisë. 79% e atyre që e kanë parë filmin besojnë se ai përbën një promovim të rëndësishëm të vendit jashtë kufijve, ndërsa 75% mendojnë se do të ndihmojë në rritjen e turizmit.

Po ashtu, 72% besojnë se filmi i afron brezat e rinj me letërsinë e lashtë greke. “Odisea” duket se ka rikthyer edhe Homerin në diskutimet familjare. 36% e të anketuarve thanë se pas filmit kanë diskutuar në familje për veprën e Homerit, ndërsa 31% kanë bërë krahasime mes filmit dhe teksteve origjinale.

Një nga çështjet që ka shkaktuar më shumë diskutim është zgjedhja e Lupita Nyong’o për rolin e Helenës së Trojës. Në opinionin e përgjithshëm, qëndrimet janë të ndara në mënyrë të barabartë: 46% e shohin zgjedhjen pozitivisht ose në mënyrë neutrale, ndërsa 46% shprehen negativisht.

Megjithatë, mes atyre që e kanë parë filmin, pranimi i kësaj zgjedhjeje rritet në 62%. Sondazhi tregon gjithashtu se 57% e të pyeturve janë të hapur ndaj interpretimeve më të lira të historisë dhe mitologjisë së lashtë.

Por publiku mbetet i ndarë kur pyetet nëse liria artistike duhet të ketë përparësi ndaj besnikërisë ndaj tekstit origjinal: 40% mbështesin lirinë e krijuesit, ndërsa 39% preferojnë një përshtatje më besnike ndaj veprës së Homerit.

Sondazhi i Kapa Research u zhvillua nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026, me 1.575 persona në 13 rajonet e Greqisë. Në kampion përfshiheshin edhe 238 persona që e kishin parë filmin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news