Sociale 2026-09-23 17:05:28 Nga VNA

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

Ndaje në Whatsapp

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra

Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth 20 mijë lekë më pak në muaj se ato me kryefamiljar burrë, duke nxjerrë në pah një diferencë të fortë në konsumin familjar.

Sipas INSTAT, në vitin 2024 shpenzimet mesatare mujore për konsum ishin 93,042 lekë për familje. Në familjet me kryefamiljar burrë ato arrinin në 96,359 lekë, ndërsa në familjet me kryefamiljare grua ishin 76,235 lekë.

Diferenca është 20,124 lekë në muaj, ose rreth 21%. Nëse kjo diferencë mujore projektohet për 12 muaj, ajo arrin në rreth 241 mijë lekë.

Por hendeku i konsumit shfaqet në një kontekst ku gratë kanë një pozicion më të dobët në disa tregues të tregut të punës. Në vitin 2025, shkalla e punësimit për gratë 15-64 vjeç ishte 62,7%, kundrejt 76% për burrat, ndërsa papunësia ishte 10,6% për gratë dhe 8,2% për burrat.

Edhe mënyra e punësimit tregon se 25% e grave të punësuara rezultonin punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, ndërsa paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6% më e ulët se ajo e burrave.

Diferenca shihet edhe në treguesit e vulnerabilitetit ekonomik. Në vitin 2024, rreziku për të qenë i varfër ishte 19,5% për gratë dhe 18,9% për burrat, ndërsa rreziku për varfëri ose përjashtim social (AROPE) arrinte në 41,5% për gratë, kundrejt 39,4% për burrat.

Një element tjetër lidhet me barrën e punës së papaguar. Gratë vazhdojnë të mbajnë një pjesë më të madhe të kujdesit për fëmijët, të moshuarit dhe punëve të shtëpisë, një angazhim që nuk shfaqet në pagë, por ndikon në mundësinë për të punuar me kohë të plotë dhe për të siguruar të ardhura më të larta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet ku gruaja është burimi kryesor ose i vetëm i të ardhurave./Monitor.al/

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news