Kronika 11 November 2025, 15:26 Nga VNA

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, reagon zyrtarisht policia. Zbulohet emri i personit që mbeti i plagosur

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, reagon zyrtarisht policia. Zbulohet emri
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë një tjetër person.

Ndërsa personi që mbeti i plagosur është Muçi Shaljani (Sheqeri) rreth 40 vjeç. Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme