Kronika 11 November 2025, 15:09 Nga VNA

Pak minuta pas atentatit në Rinas, digjet një makinë në një fshat të Krujës

Ndaje në Whatsapp
Pak minuta pas atentatit në Rinas, digjet një makinë në
Foto ilustruese

Një automjet është djegur në fshatin Halil të Krujës, dyshohet se përdorej nga autorët e një atentati pranë Rinasit, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër. Viktima e atentatit është shtetasi Gilmando Dani, i cili kishte precedentë kriminalë. Plagosja ndodhi në të njëjtën ngjarje, ndërsa autori apo autorët u larguan me shpejtësi drejt Fushë-Krujës.

Ngjarja ndodhi vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë të populluar dhe me trafik të lartë. Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se e ndoqën automjetin tip “Benz” për rreth 3 kilometra para se të hapnin zjarrin.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA janë dërguar drejt Fushë-Krujës, në përpjekje për të kapur autorët e mundshëm.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme