Kronika 11 November 2025, 14:39 Nga VNA

Ekzekutohet në atentat mafioz në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutohet në atentat mafioz në Rinas, Gilmando Dani, krahu i
Gilmando Dani


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, vetëm 100 metra larg aeroportit, duke lënë një të vrarë dhe një të plagosur. Viktima e atentatit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ndërsa personi tjetër, Muçi Shaljani (Sheqeri), që ndodhej me të në automjet u plagos rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr.

Sipas informacioneve paraprake, autorët ende të paidentifikuar, udhëtonin me një makinë tip “Toyota” me targa greke dhe dyshohet se ndoqën automjetin tip “Benz” për rreth 3 kilometra para se të hapnin zjarrin. Pas atentatit ata u larguan me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, duke lënë pas një makinë të djegur në fshatin Halil të Krujës, e cila dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

FNSH dhe RENEA janë vënë menjëherë në lëvizje ku po kontrollojnë zonën.

Gilmando Dani ishte një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri dhe dyshohet se vepronte për llogari të Emiliano Shullazit. Ai ka qenë pjesë e grupit që vendoste gjoba për biznesmenët në Tiranë dhe ka marrë drejtimin e grupit pas burgosjes së Shullazit.

Dani ka qenë objektiv i atentateve edhe më parë, me dy tentativat për ta vrarë në vitet 2011 dhe 2015, ku në të dyja rastet mbeti i plagosur. Në nëntor 2018 u dënua me 12 vite burg për pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal të Shullazit, duke përfshirë akuzat për gjobëvënie dhe drejtimin e grupit kriminal. Ai u lirua më 6 tetor 2024, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të botës së krimit në vend.

Njoftimi i Policisë: 

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme