Sociale 9 October 2025, 07:29 Nga VNA

Raporti i BB: Shqipëria me shitjet më të larta të makinave në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore

Ndaje në Whatsapp
Raporti i BB: Shqipëria me shitjet më të larta të makinave

Shqipëria kishte nivelin më të lartë të shitjeve të automjeteve të reja ndër vendet e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA), evidentoi një raport i fundit i Bankës Botërore për këtë rajon.

Shqipëria ka shënuar ndër rritjet më të mëdha të regjistrimeve të makinave të reja për 1,000 banorë në Europën dhe Azinë Qendrore gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2016. Diferenca mes dy periudhave është shumë më e theksuar se në shumicën e vendeve të rajonit.

Ndërsa vende si Bosnja, Bullgaria apo Rumania kanë mbetur me ritme të ulëta të shitjeve, Shqipëria i është afruar vendeve si Kroacia dhe Polonia për numrin e regjistrimeve të makinave të reja për frymë.

Në anën tjetër, të dhënat ne Turqi tregojnë se shitjet e makinave hibride dhe elektrike po rriten me ritme të shpejta, duke shtyrë tregun drejt mjeteve më të pastra. Për vitin 2025, pjesa e këtyre mjeteve në totalin e shitjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, ndërsa makinat me naftë kanë pësuar rënie të vazhdueshme.

Mosha mesatare e makinave në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë. Shumë drejtues po zëvendësojnë automjetet e vjetra me modele më të reja, më ekonomike dhe më pak ndotëse, sidomos për shkak të kostove në rritje të karburanteve dhe mirëmbajtjes.

Në vitet e fundit, qeveria ka bërë disa ndryshime në taksat për automjetet hibride dhe elektrike, duke ofruar përjashtime ose ulje të detyrimeve doganore.

Paralelisht, çmimet ndërkombëtare të makinave të përdorura (sidomos nga BE-ja) kanë qenë më të ulëta pas pandemisë, duke e bërë importin më të favorshëm.

Rritja e turizmit, veçanërisht pas vitit 2021, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në kërkesën për makina, sidomos nga flotat e kompanive që operojnë në sektorin e qiradhënies.

Për shkak të problematikave që ka transporti publik, vitet e fundit ka evoluar shumë biznesi i taksive. Ky biznes, sidomos në Tiranë, është zgjeruar shpejt me flota makinash hibride ose elektrike.

Kërkesa për shërbimin taksi u rrit sidomos për transferimet nga aeroporti në kryeqytet ose edhe në vende të tjera turistike, ku nuk mundësohet transporti publik. Për të njëjtat arsye, në vendin tonë ka lulëzuar edhe biznesi i makinave me qira.

Mungesa e transportit hekurudhor dhe thyerja e fortë gjeografike e vendit kanë bërë që shumë turistë dhe emigrantë, kur vijnë në vendin tonë, t’i drejtohen qiramarjes së automjeteve.

Megjithë rritjen e viteve të fundit, Shqipëria ende ka një nivel të ulët motorizimi në krahasim me vendet e tjera të Europës./ Monitor

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme