Sociale 9 October 2025, 19:23 Nga VNA

Kosova merr masa ligjore për ndërhyrjet estetike, Shqipëria ende pa kontroll

Ndaje në Whatsapp
Kosova merr masa ligjore për ndërhyrjet estetike, Shqipëria ende

Ndërsa Kosova kufizon me ligj mbjelljen e flokëve, botoxin dhe fillerat vetëm për mjekë të specializuar, në Shqipëri estetistet vazhdojnë të ofrojnë këto procedura pa licencë dhe pa mbikëqyrje.

Kosova ka ndërmarrë masa të reja për të kontrolluar ndërhyrjet estetike, duke përcaktuar qartë se kush mund t’i kryejë këto procedura. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm institucionet e licencuara dhe profesionistët me kualifikim mjekësor mund të ofrojnë trajtime si mbjellja e flokëve, botox, filler dhe procedura të tjera estetike. Këto shërbime mund të kryhen vetëm nga specialistë të fushave të mëposhtme:

Kirurgji plastike
Dermatologji
Kirurgji maksilofaciale
ORL (vesh, hundë, fyt)

Ndryshe nga Kosova, në Shqipëri tregu i estetikës është kthyer në “fushë të hapur”.

Qendrat estetike janë shtuar ndjeshëm, shpesh pa licencë dhe pa mbikëqyrje nga autoritetet shëndetësore. Shumë vajza që kanë ndjekur vetëm kurse të shkurtra kozmetike guxojnë të kryejnë injeksione botoxi apo fillera, duke vënë në rrezik serioz shëndetin dhe pamjen e vajzave që u besojnë.Mjekët dermatologë paralajmërojnë se ndërhyrje të tilla të kryera nga persona të paautorizuar mund të shkaktojnë infeksione, dëmtime të indeve dhe deformime të fytyrës.

Me këto masa të reja, Kosova po tregon një qasje të përgjegjshme dhe profesionale për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet e ndërhyrjeve estetike të pakontrolluara. Në anën tjetër, Shqipëria mbetet pas në kontrollin dhe licencimin e kësaj industrie që po rritet me ritme të shpejta.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme