Politika 25 October 2025, 13:03 Nga VNA

Tre muaj në Kuvend, aksioni i radhës i PD në kërkim të mikrofonit. Berisha kritikon deputetët, Noka thumbon kolegët që nuk duan zhurmë

Ndaje në Whatsapp
Tre muaj në Kuvend, aksioni i radhës i PD në kërkim të
Mbledhja e grupit parlamentar të PD

Pas tre muajsh në Kuvend, duket se aksioni i opozitës është përqendruar më shumë te mënyra se si të marrin fjalën në sallë dhe t’ia mësojnë rregulloren Niko Peleshit. Të paktën këtë dëshmon mbledhja e fundit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku u diskutua strategjia për përballjen me mazhorancën.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur pakënaqësi për sjelljen e deputetëve demokratë, duke i kritikuar se po dërgojnë mesazhin e gabuar te votuesit.

“Secili prej nesh ka karakterin dhe emocionin e tij, por një gjë duhet të bashkojë secilin opozitar: Respekti për Rregulloren e Kuvendit. Në 35 vite deputetët kanë prezantuar pyetjet. Precedenti parlamentar është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit nga krimineli Taulant Balla. Ushtari i bandave që na udhëzon ne si opozitë se si duhet të sillemi. Kush është ai kriminel të na mohojë ne të drejtat që opozita i ka fituar në 35 vjet. Jo zotërinj deputetë, rrugë tjetër përveç reagimit ne nuk kemi. Kush thotë të nënshtrohemi presionit të kriminelëve në qeveri, që ata mbyllkan seancën pa lejuar debat, i jep mesazhin më të gabuar votuesve tanë. Kurrë nuk mund të pranojë opozita nënshtrimin, ndryshe kot që shkojmë në Kuvend”, është shprehur Berisha.

Ndërkohë një pjesë e madhe e deputetëve i kanë kuptuar 'kritikat' dhe janë shprehur njëzëri se do të reagojnë nëse mazhoranca u mohon të drejtën e fjalës.

“Më mirë të mos lenë të flasim sesa të nënshtrohemi. Ata po përpiqen që muajin e parë të na marrin hapësirën tonë. Kjo është e patolerueshme”, deklaroi Tomor Alizoti.

“Unë mendoj se duhet të ruajmë një balancë mes reagimit dhe nevojës për të folur. Edhe unë nuk jam që të nënshtrohemi, por të gjejmë një zgjidhje sesi arrihet kjo pa humbur mundësinë për të folur”, u shpreh Këlliçi.

Megjithatë, jo të gjithë në grupin demokrat mendojnë njësoj. Një pjesë e deputetëve preferojnë një qasje më të qetë në Kuvend dhe pwr kata, kritika rezervoi Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. Ai tha se ata që vijnë me kostum 5 mijë euro sa për një foto në Kuvend, nuk kanë lidhje me qytetarët.

“Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë”, tha Noka.

Mesazhi i tij duket se kishte një destinacion të qartë, drejt deputetit Arian Ndoja dhe deputetëve që ky i fundit veçoi në seancën e fundit, duke e distancuar veten nga zhurma e kolegëve dhe theksoi se nuk janë “produkt i listave të mbyllura” për tëkërkuar protagonizëm me të bërtitura.

Në fund, duhet theksuar se opozita duket se e ka gjetur “kauzën” e re, të luftojë për mikrofonin. Dhe në këtë betejë, sa më shumë zhurmë, aq më shumë duket se vlerësohet angazhimi.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme