Politika 17 October 2025, 12:34 Nga VNA

Arjan Ndoja distancohet nga sjellja e kolegëve demokratë në Kuvend: Vij nga lista e hapur, nuk do i bie kurrë tavolinave

Ndaje në Whatsapp
Arjan Ndoja distancohet nga sjellja e kolegëve demokratë në

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, duket se ka rezerva ndaj kolegëve të tij demokratë për mënyrën e sjelljes në seancat parlamentare. Ditën e djeshme, pas përfundimit të votimit në Kuvend, Arjan Ndoja foli për herë të parë nga foltorja, ku kritikoi përplasjet mes palëve që kanë çuar në pamundësinë për të diskutuar në parlament, ndërsa nuk kurseu as deputetët demokratë.

Ndoja tha se ai vetë nuk do t’i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, sepse nuk ka formimin e tillë. Deputeti demokrat pati edhe një kërkesë për kreun e grupit të PS, Taulant Balla, të cilit i kërkoi që të mos e etiketonte të gjithë grupin e PD-së, pasi sipas tij pjesa më e madhe duan të zhvillohet seanca dhe ata që vijnë nga listat e hapura nuk vijnë me kokën ulur që të bëjnë veprime me regji.

“U bëj thirrje edhe një herë: mua nuk më keni parë për t’i rënë tavolinave dhe s’keni për të më parë ndonjëherë për t’i rënë tavolinave. Sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Por nga ana tjetër, ju bëj thirrje miqësisht, edhe ty zoti Balla, mos na etiketo të gjithë grupin parlamentar, se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit parlamentar të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan që të flasin. Aq më tepër që, po ta them, një pjesë prej nesh – të paktën gjashtë prej nesh – nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”, u shpreh ai.

Qartazi, mesazhi i deputetit Ndoja ishte më shumë për kolegët e tij demokratë, të cilët bllokuan e më pas kërkuan sërish seancë me debat për programin e qeverisë. Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i deputetit Ndoja do të jetë veç ai i djeshmi apo do të pasohet me ndonjë strategji më të qartë distancimi nga mënyra sesi grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha kanë zgjedhur ti qasen debateve në seancat plenare të Kuvendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme