Politika 14 November 2025, 13:43 Nga VNA

SPAK përgënjeshtron Berishën: Fletëthirrja e dërguar në banesë u refuzua me shënimin ‘rojet nuk janë autorizuar të marrin zarfin’

Ndaje në Whatsapp

SPAK përgënjeshtron Berishën: Fletëthirrja e dërguar

SPAK reagon zyrtarisht lidhur me pretendimet e Sali Berishës sr nuk ka marrë fletëthirrje për të dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit. Sipas prokurorisë Berisha ka refuzuar dy fletëthirrje.

Në sqarimin e shpërndarë për mediat, Prokuroria e Posaçme bën me dije se:

Më 3 nëntor 2025 është dërguar urdhër-thirrja e parë në adresën e banesës së Berishës, për paraqitje në SPAK më 7 nëntor 2025.
Zarf i është kthyer mbrapsht institucionit me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij refuzimi, më 7 nëntor 2025, SPAK dërgoi një tjetër urdhër-thirrje në tre destinacione: banesë, Partinë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, për paraqitje në datën 14 nëntor 2025.
Më 9 nëntor, marrja e zarfit të dërguar në banesë është refuzuar sërish.
Më 12 nëntor, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend njoftoi se njoftimi është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
SPAK thekson gjithashtu se njoftimi i urdhër-thirrjes është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit të Berishës, [email protected], më 10 nëntor 2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e të gjitha parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të përcaktuara në ligj”, shprehet SPAK.

Ndërkohë, Berisha deklaroi edhe sot se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga SPAK. Por të dhënat e publikuara nga dy institucione, SPAK dhe Kuvendi,  tregojnë se fletëthirrjet janë dërguar sipas procedurës dhe janë refuzuar.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme