Në Bashkinë e Tiranës pritet të prezantohen 4 nënkryetarët e rinj të bashkisë. Burime të VNA bëjnë me dije se bëhet fjalë për emra jo shumë të njohur, të përzgjedhur nga dyshja Balluku-Manastirliu. Mes emrave të përzgjedhur nuk bën pjesë Anuela Ristani, e përzgjedhur për fazën tranzitore të kalimit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga stafi i Veliajt tek të preferuarit e kryeministrit.
Me gjasë, në vazhdim Bashkia e Tiranës do të drejtohet me filozofinë e vjetër të ish-kryetarit të saj Edi Rama, i cili zgjodhi për të administruar në vazhdim burimet njerëzore (dhe jo vetëm) dy ish-bashkëpunëtoret e tij në këtë bashki, tashmë ministre të kabinetit qeveritar. Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu u panë shumë afër Edi Ramës kur ky i fundit drejtoi mbledhjen e fundit në këtë bashki, dhe ku pritet të nisë një erë e re: ajo e rikthimit të epokës së Ramës në bashki.
Me gjasë, shumë afër shtatorit do të ketë edhe zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës. Pas burgosjes së Veliajt dhe vendimit kundër tij të Gjykatës së Lartë, gjasat janë që kryeqyteti të ketë një garë të re. Kryetari që do të zgjidhet do të gëzojë mandat të kufizuar deri në zhvillimin e zgjedhjeve lokale për gjithë Shqipërinë. Por kjo periudhë mund të shërbejë fare mirë edhe si një test për kandidatët e mundshëm. Nuk ka ende asnjë zhvillim përsa i përket emrave të kandidatëve. Ndërsa Agron Shehaj ka shprehur nga opozita idenë për t’u paraqitur me një kandidat të përbashkët, nuk duket shumë larg skenari që Edi Rama tashmë të zgjedhë për kandidat një nga ish-bashkëpunëtorët e tij në Bashkinë e Tiranës.
Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal.
Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas.
Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze.
Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali.
Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes.
Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore.
Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur.
Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla.
Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës
Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës.
Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.