Politika 13 November 2025, 15:35 Nga VNA

Reforma Zgjedhore/ BE kërkon proces gjithëpërfshirës dhe depolitizim të administratës

Ndaje në Whatsapp

Reforma Zgjedhore/ BE kërkon proces gjithëpërfshirës dhe

Klasa politike po përgatitet të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët kërkojnë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe me rezultate konkrete. Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i bëri thirrje komisionit bipartizan që nis punën të martën dhe të udhëhiqet nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

“Nevoja për një reformë dhe sistem zgjedhor gjithëpërfshirës, të cilin e kemi kërkuar prej kohësh, është e nënvizuar në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, që nxjerr mangësitë domethënëse në procesin zgjedhor, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, mungesën e fushës së barabartë të lojës, rëndësinë e pavarësisë së institucioneve dhe mbikëqyrjen e fushatave për kushte të barabarta mes aktorëve politikë. Këto reforma janë hapa themelorë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së,” u shpreh Gonzato.

Ndërkohë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se ka ardhur koha që politika të mos ndërhyjë më në administrimin e procesit zgjedhor. Ai kërkoi depolitizimin e administratës dhe propozoi një formulë mikse për organizimin e saj.

“Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëria krijuar handikapin e vet ne lidhje me standardin profesional te administrimit te zgjedhjeve. Ndaj konfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën si administrata zgjedhore është e organizuar. Kjo nuk do thotë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga tërësia e tyre, por dhe nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot kur 100% e procesit administrohet prej tyre.“, u shpreh Celibashi.

Mbledhjet e para të komisioneve të përbashkët ishin parashikuar të zhvilloheshin dje, por u shtynë në minutën e fundit. Kjo vonesë ka shqetësuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili nervozizmin ia ka shfryrë me zë të lartë njërit nga bashkëkryetarët socialistë përmes telefonit nga rrugët e Romës.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme