Politika 13 November 2025, 14:09 Nga VNA

Rama i irrituar në telefon në rrugët e Romës: Presion “bashkëkryetarit” për komisionet e bllokuara

Ndaje në Whatsapp

Rama i irrituar në telefon në rrugët e Romës: Presion

Kryeministri Edi Rama është kapur sot në rrugët e Romës duke folur me zë të lartë në telefon, duke kërkuar llogari nga “bashkëkryetari i një komisioni”, që sipas të gjitha gjasave i referohet njërës prej dy tryezave të mëdha parlamentare: komisionit të Reformës Zgjedhore ose atij të Reformës Territoriale.

Burime pranë shumicës thonë se nervozizmi i Ramës lidhet me faktin që deputetët e PS-së, Damian Gjiknuri apo Arbjan Mazniku, ende nuk kanë nisur zyrtarisht punën në komisionet ku janë bashkëkryetarë me Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin nga opozita.

Mbledhjet e para të komisioneve të përbashkëta ishin parashikuar të zhvilloheshin dje, por u shtynë në minutën e fundit—një zhvillim që duket se ka ngjallur shqetësim në selinë rozë. Jo për produktin e këtyre tryezave, i cili historikisht ka qenë i varfër dhe i pakonsultuar, por për mesazhin që ky bllokim i dërgon Brukselit, ku kërkohet bashkëpunim formal mes mazhorancës dhe opozitës për reformat kyçe.

Ironikisht, herën e fundit që PS dhe PD u ulën në një tryezë të përbashkët, rezultati ishte ndryshimi i njëanshëm i mbylljes së listave të deputetëve për llogari të Ramës dhe Berishës vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit—një proces që u kritikua nga opinioni dhe konsiderohet një nga devijimet më të rënda nga standardet demokratike.

Megjithatë, duket se këtë herë shqetësimi i Ramës është më shumë politik sesa teknik: në sytë e BE-së, çdo vonesë e komisioneve përkthehet si mungesë vullneti për reformë, në një moment kur qeveria ka nevojë të tregojë se vendi po ecën me ritëm drejt integrimit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme