Politika 4 November 2025, 15:39 Nga VNA

Rama lavdërohet për raportin e KE, por nuk tregon arsyet e anulimit të pjesëmarrjes në samitin e BE-së

Ndaje në Whatsapp
Rama lavdërohet për raportin e KE, por nuk tregon arsyet e anulimit
Marta Kos dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka shpërndarë deklaratën e komisioneres për Zhvillim, Marta Kos, e cila nuk i kursen asnjëherë lavdet ndaj qeverisë drejtë këtij procesi.

“Shqipëria ka shënuar përparim të paprecedentë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe të aspiratave të qarta europiane të shoqërisë shqiptare”, shkruan Kos.

Rama i përgjigjet duke theksuar angazhimin e tij për të forcuar rolin e Shqipërisë në procesin e integrimit:

“Po, e bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku“, shprehet kryeministri.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ende një arsyetim për vendimin e tij për të anuluar pjesëmarrjen në Samitin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet sot në Bruksel dhe ku marrin pjesë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union.

Ky vendim ngre pikëpyetje, duke pasur parasysh angazhimin dhe premtimet e bujshme të kryeministrit dhe qeverisë së tij se integrimi në Bashkimin Evropian do të përmbylljet brenda vitit 2030.

Samiti i Zgjerimit të BE-së, që pritet të zhvillohet nga ora 14:00 deri në 17:00, ka në fokus diskutimet për forcimin e zërit të vendeve kandidate. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar këtë fazë të re si një proces të “ribashkimit të Evropës”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme