Politika 7 August 2025, 20:49 Nga VNA

“Paga minimale 500 euro brenda qershorit”/ Rama harron premtimin e fushatës

Ndaje në Whatsapp
“Paga minimale 500 euro brenda qershorit”/ Rama harron premtimin e

Në fushatën zgjedhore të 11 majit, kryeministri Edi Rama e nisi garën me një shifër premtuese për qytetarët: 500 euro. Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, sipas tij, deri në vitin 2026.

Hapi i parë drejt përmbushjes së këtij premtimi, miratimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave.

“Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës”, njoftoi kryeministri Rama pak përpara zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje do të ndodhë pa vendosur “asnjë taksë shtesë” për biznesin në 18 muajt e parë. Një premtim i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë votuesit.

Por dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kur tymi i fishekzjarreve elektoralë është shuar, Faktoje vendosi të verifikojë nëse është hedhur ndonjë hap konkret drejt realizimit të këtij premtimi.

Për të marrë përgjigje, dërguam një kërkesë për informacion pranë Këshillit të Ministrave, për të kuptuar nëse vendimi, i njoftuar se do të merrej në qershor, është miratuar.

Përgjigjja erdhi qartë dhe shkurt: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”

Pra deri në fund të korrikut premtimi mbetet vetëm në arkivin e fjalimeve të kryeministrit.

Rritja e pagës minimale është premtim i përsëritur i kryeministrit, i cili përpara zgjedhjeve vendore 2023 tha se paga minimale do të shkonte 450 euro. Ky premtim nuk u mbajt dhe paga minimale ende sot është rreth 400 euro.

Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës sollën një rast të ri për ta përdorur pagën minimale si kartë elektorale. Premtimi, këtë herë për 500 euro deri tani ka mbetur, (siç ndodh shpesh në politikën shqiptare), një kapitull entuziast i fushatës zgjedhore, që duket se nuk ka kaluar ende në letrat e administratës.

Afati i përmendur nga kryeministri, (janari i vitit 2026), ende mund të përmbushet. Por deri tani, aktet zyrtare të premtuara mungojnë. Për këtë arsye premtimin e kryeministrit për miratimin në qershor të vendimit për pagën minimale 500 euro e konsiderojmë të pambajtur. /Marrë nga Faktoje.al

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme