Politika 6 Nëntor 2025, 13:10 Nga VNA

Onkologjiku kërkon masa urgjente, ministrja vijon me premtime me buxhet

Ndaje në Whatsapp
Onkologjiku kërkon masa urgjente, ministrja vijon me premtime me buxhet
Evis Sala

Pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për një mocion me debat mbi çështjen e Spitalit Onkologjik, duke u mbështetur edhe në raportin e fundit të KLSH-së, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pranoi se në këtë spital ekzistojnë problematika, por shtoi se po punohet për zgjidhjen e tyre.

Megjithatë, ndërsa nevoja për ilaçe dhe trajtim urgjent për pacientët e Onkologjikut është e madhe, ministrja zgjodhi të fokusohej te retorika e radhës, duke theksuar se në buxhetin e vitit 2026 është alokuar 1 miliard lekë vetëm për barnat.

“Në projektbuxhetin e vitit 2026, që pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar një buxhet i dedikuar prej 1 miliardë lekësh”, tha Sala.

Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një kaos të madh në Spitalin Onkologjik: mungesë barnash, barna të skaduara dhe mungesë kontrolli mbi furnizimin dhe shpërndarjen e medikamenteve. Procesi i miratimit të barnave antitumorale është i gjatë dhe joefikas, duke krijuar vonesa të rrezikshme për pacientët që kërkojnë trajtim urgjent.

Sipas auditimit, 46% e barnave të autorizuara për tregtim në Shqipëri nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës së studimit. Për barna jetike si Actinomycin D, e përdorur për trajtimin e tumoreve pediatrike, nuk ka as kontratë e as furnizim, duke lënë qindra pacientë në mëshirë të fatit.

Raporti duket se ka rënë në vesh të shurdhët, ndërkohë që çdo ditë media raportojnë për mungesë barnash. Vetëm dje, gazetari Osman Stafa ngriti një alarm të rëndë për mungesën e medikamentit jetik “Avastinë” në Spitalin Onkologjik të Tiranës, duke e përshkruar situatën si një dramë që lë pacientët pa trajtimin e domosdoshëm të kimioterapisë.

Në reagimin e tij publik, Stafa ndau dëshminë e një pacienti që prej dy javësh nuk ka mundur të marrë trajtimin për shkak të mungesës së ilaçit. Ai theksoi se “Avastina” është medikament spitalor, që sigurohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk mund të blihet në farmaci të zakonshme.

Video

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme