Sociale 5 November 2025, 12:09 Nga VNA

Gazetari Osman Stafa denoncon mungesën e “avastinës” në onkologjik: Pacientët me kancer dy javë pa trajtim

Ndaje në Whatsapp

Gazetari Osman Stafa denoncon mungesën e “avastinës”

Gazetari Osman Stafa ka ngritur sot një alarm të rëndë për mungesën e medikamentit jetik “Avastinë” në Spitalin Onkologjik të Tiranës, duke e përshkruar situatën si një dramë që po i lë pacientët me kancer pa trajtimin e domosdoshëm të kimioterapisë.

Në një reagim publik, Stafa ndau dëshminë e një pacienti që, prej dy javësh, nuk ka mundur të marrë trajtimin për shkak të mungesës së ilaçit. Ai theksoi se “Avastina” është medikament spitalor, që sigurohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, dhe nuk mund të blihet në farmaci të zakonshme.

Gazetari Osman Stafa denoncon mungesën e “avastinës”

“Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar, kërkojnë ‘Avastinë’ nëpër farmacitë e Tiranës. Spitali Onkologjik prej dy javësh nuk e ka këtë medikament. Ndërkohë në treg të zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!”, shkruan Stafa.

Gazetari akuzon institucionet për braktisjen e të sëmurëve, të cilët – sipas tij – “janë lënë në mëshirë të fatit, pa ilaçe dhe pa shpresë”.

Ai i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur:
“Është kjo pasaporta europiane për këta njerëz? Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ua mohoni shpresën.”

Derisa autoritetet të reagojnë dhe të rikthejnë furnizimet, dhjetëra pacientë që varen nga ky medikament kritik rrezikojnë ndërprerjen e trajtimit të tyre jetësor.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme