Politika 29 October 2025, 12:04 Nga VNA

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Nikos Peleshit: Nuk ka shkelje kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Shumica parlamentare ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Deputetët e Partisë Socialiste kanë përgatitur një raport ku renditen arsyet pse kërkesa e opozitës nuk është pranuar, i cili tashmë i është dërguar për miratim seancës plenare.

Në raport theksohet se nuk është provuar asnjë nga shkeljet e pretenduara nga Partia Demokratike. Sipas mazhorancës, Peleshi ka ushtruar me korrektësi të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancave plenare.

 “Kryetari i Kuvendit ka zbatuar me përpikëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancës plenare. Kryetari i Kuvendit ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në drejtimin e veprimtarisë parlamentare në tërësi, duke respektuar më së pari kolegët deputetë të opozitës dhe duke qëndruar mbi palët gjatë drejtimit të seancës”, thuhet në raport.

Socialistët shtojnë se kërkesa e opozitës nuk përmbush kushtin thelbësor që shkelja të jetë për shkaqe kushtetuese, siç parashikon neni 114/1 i Rregullores së Kuvendit.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme