Politika 12 January 2026, 19:56 Nga VNA

Marash Logu reagon për lajmin e VNA: Bardhi nuk e ka kallëzuar Belind Këlliçin në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Marash Logu reagon për lajmin e VNA: Bardhi nuk e ka kallëzuar Belind

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, ka reaguar për lajmin e VNA ku hidhte dritë për paraqitjen e deputetit Belind Këlliçi në SPAK, e cila mund të ketë lidhje me kallëzimin e bërë nga Gazment Bardhi gjatë përplasjeve në PD.

 

Përmes një reagimi në Facebook, Logu e quajti lajmin “të pavërtetë dhe shpifës”, duke theksuar se nuk ekziston asnjë çështje në SPAK që bazohet në një kallëzim të tillë. Ai shtoi se lajmet ishin të orkestruara dhe të motivuara politikisht.

Reagimi i Marash Logut:

REAGIM PËR PËRGËNJESHTRIMIN E NJË LAJMI TË PAVËRTETË

Kur shpifja kthehet në mision, media shndërrohet në “e paqenë”!

Lajmet më poshtë janë një shpifje dhe s’kanë asnjë të vërtetë brenda tyre.

Nuk ekziston në SPAK asnjë çështje që bazohet në një “kallëzim” të paqenë.

Askush nuk është thirrur në SPAK bazuar në një “kallëzim” të paqenë.

Vetë “kallëzimi” i paqenë flet për “falsifikim të vulave”, shpifësit flasin për “financim”.

Sepse qartësisht nuk është se nuk e dinë të vërtetën, por nuk u intereson ajo, por shpifja dhe gënjeshtra.

Është e qartë që shpifja është e orkestruar nga e njëjta dorë, pikërisht dora që zgjatet gjithmonë tek lekët e pista të korrupsionit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dhe siç është kallëzuar korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, do  të kallëzohen edhe shpifësit për lajme të sajuara sa herë është në hall Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme