Politika 12 November 2025, 14:45 Nga VNA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit: Emërimi i Asim Vokshit mbetet në fuqi

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit: Emërimi i

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit të zhvilluar më 30 shtator në Gjykatën e Lartë për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses, si dhe për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Administrative të datës 13 tetor që kishte refuzuar shqyrtimin e çështjes.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës u mbajt një ditë më parë, ndërsa vendimi u shpall sot nga Gjykata Kushtetuese.

Gjatë votimit në Gjykatën e Lartë, Llagami siguroi 9 vota — pikërisht shumicën e cilësuar prej 3/5 që kërkohet për t’u zgjedhur — por një prej tyre u shpall e pavlefshme pasi kishte dy shenja në fletën e votimit. Si pasojë, në përputhje me renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), anëtar i Gjykatës Kushtetuese u shpall kandidati i renditur i pari, Asim Vokshi.

Llagami kërkoi gjithashtu pezullimin e emërimit të Vokshit derisa të shqyrtohej kërkesa e saj, por edhe kjo u rrëzua.

Më herët, ajo ishte drejtuar Gjykatës Administrative, e cila e kishte shpallur kërkesën jashtë juridiksionit të saj. Pas polemikave publike që pasuan, Gjykata e Lartë reagoi duke deklaruar se procesi ishte zhvilluar në përputhje me rregulloren e saj të brendshme, duke cituar nenin 12, pika 6, që “ndalon çdo shënim tjetër në fletën e votimit përveç shenjës së përcaktuar”, si dhe nenin 13, pika “b”, sipas të cilit “vota është e pavlefshme kur në fletë janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve”.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme