Politika 25 October 2025, 15:34 Nga VNA

Ivi Kaso kundër Xhaferrajt: Berisha i përmbushi pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Ivi Kaso kundër Xhaferrajt: Berisha i përmbushi pritshmëritë
Ivi Kaso dhe Besart Xhaferri

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës duke deklaruar se kryetari i PD-së ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e anëtarëve të partisë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, Berisha ka bërë gjithçka për të mbrojtur votën dhe për të denoncuar shkeljet e procesit zgjedhor.

Duke kundërshtuar deklaratën e kolegut të tij, Besart Xhaferri, i cili kishte kërkuar largimin e Berishës nëse nuk provon manipulimin e zgjedhjeve, Kaso në një intervistë për Euronews Albania bëri bilancin e veprimtarisë së kreut të PD-së, duke thënë se Berisha ka monitoruar procesin dhe ka mbrojtur votën me vendosmëri.

“Besoj që në qoftë se zoti Xhaferaj ka pasur pritshmëri që çfarë do bënte zoti Berisha në cilësinë e kryetarit të PD për të mbrojtur votën, besoj që kjo pritshmëri është përmbushur. Duke parë betejën e përditshme që jo vetëm zoti Berisha, kryesisht zoti Berisha, por e gjithë Partia Demokratike ka bërë në denoncimin e gjithë shkeljeve të cilat u finalizuan në këtë raport shumë të rëndë të OHDIR. Dhe besoj që në këtë aspekt, Partia Demokratike e ka përmbushur plotësisht pritshmërinë e anëtarëve të saj dhe ka bërë atë që ka thënë, që do bënte gjithçka të monitoronte, të mbronte votën e shqiptarëve duke denoncuar të gjitha shkeljet jo vetëm para agjencive ligjzbatuese, por dhe para gjithë partnerëve. Kështu që besoj zoti Xhaferaj duhet të jetë i kënaqur me këtë,” tha Kaso.

Deklaratat e Ivi Kasos pasqyrojnë qartë zellin e pjesës më të madhe të deputetëve demokratë për të mbrojtur qëndrimin e Sali Berishës në krye të PD-së.

Megjithatë, juristi i PD-së nuk ka marrë në konsideratë as statutin e partisë, i cili parashikon largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Por kjo duket të jetë e keqja më e vogël përballë faktit që deputetët e opozitës ende nuk janë shqetësuar as për të bërë një analizë të humbjes, e aq më pak për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të tyre.

Në fund të fundit, shumë prej tyre e kanë siguruar një vend në Parlament falë Sali Berishës, dhe ky duket se ka qenë qëllimi final i tyre në politikë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme