Politika 22 October 2025, 13:25 Nga VNA

Pas deklaratës së Besart Xhaferrajt, Berisha i përgjigjet zërave që kërkojnë largimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Pas deklaratës së Besart Xhaferrajt, Berisha i përgjigjet

Sali Berisha nuk e mohoi se brenda Partisë Demokratike mund të ketë zëra që kërkojnë largimin e tij. Në një konferencë për shtyp, ai iu përgjigj deklaratës së djeshme të Besart Xhaferrajt, i cili tha se nëse Berisha nuk garanton ripërsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit, duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Por Berisha theksoi se çdo zë i lirë brenda PD duhet t’i referohet statutit të partisë dhe faktit se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Sipas tij, do të jetë anëtarësia dhe ai vetë që do të japin interpretimin përfundimtar të statutit, duke lënë të kuptohet se çdo zë kundër tij do të shihet si pjesë e një "kori vokal", që do të etiketohet si “grup armiqësor”, ashtu si çdo kush që në këto 30 vite ka guxuar të ketë një mendim ndryshe.

“Ju garantoj se çdo deputet, anëtar apo mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Kjo është gjëja më normale. Natyrisht, interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë. Statuti flet për zgjedhje dhe jo për farsa. Dhe tani, që ta mbyllim këtë çështje, do të jetë anëtarësia e PD ajo që do të bëjë interpretimin përfundimtar”, tha Berisha.

Kryedemokrati foli gjithashtu për largimet e disa figurave të PD-së drejt administratës shtetërore, ku e fundit ishte ish-deputetja Zheni Gjergji, e cila u emërua dje drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.

Për këtë, Berisha tha se të gjithë ata që “shkelmojnë” besimin e demokratëve janë jashtë Partisë Demokratike. Sipas tij, nuk janë shumë ata që kanë kaluar në anën tjetër, por vetëm 3-4 veta gjithsej.

“Kemi të bëjmë me individë që i kanë votuar dhe mbështetur demokratët. Një gjë mund të them: për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike. Sepse 99.9% e atyre që i kanë mbështetur këta individë ndërkohë janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk shiten. U kanë shërbyer kauzës, ndërsa këta pak veta – vetëm 3-4 gjithsej – kanë bërë një zgjedhje: kanë kaluar në partinë e krimit, në partinë që u përket, dhe vetëm kaq”, deklaroi Berisha.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme