Politika 14 November 2025, 16:58 Nga VNA

Gazment Bardhi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë fletëthirrje nga SPAK për Berishën

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë fletëthirrje nga SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mohuar që deputetët e grupit apo stafi i tyre të kenë marrë ndonjë fletëthirrje nga SPAK për Sali Berishën për çështjen e 21 janarit. Sipas Bardhit, administrata e Kuvendit nuk ka depozituar asnjë njoftim në kutitë postare të deputetëve të PD-së.

“Prokuroria nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar dhe për pasojë stafi ynë nuk ka pasur çfarë të refuzojë. Referimi i SPAK për një gënjeshtër të thënë nga Kuvendi meriton vetëm përbuzje”, tha Bardhi në reagimin e tij zyrtar. Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë”, shprehet Bardhi.

Ai theksoi se ofrimi i shërbimeve postare nuk hyn në fushën e përgjegjësive të stafit parlamentar dhe akuzoi mazhorancën socialiste për keqpërdorim politik dhe propagandë të inskenuar përmes Prokurorisë së Posaçme.

"Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë", shprehet më tej Bardhi. 

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot në SPAK duke pretenduar se nuk i ka shkuar asnjë fletëthirrje në adresë të tij. Por SPAK në një reagim për mediat tha se kishte dërguar njoftimin në tre destinacione në banesë, Partinë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, por në të treja rastet është refuzuar.

Ky zhvillim shton tensionin mes PD-së dhe SPAK, ndërsa çështja e 21 janarit mbetet një nga proceset më të ndjekura dhe të debatueshme politike në vend.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme