Politika 3 November 2025, 18:31 Nga VNA

Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses: Do kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses: Do kandidoj për
Florian Binaj

Kandidati i mbështetur nga opozita, Florin Binaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të anulluar garën për Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se do të kandidojë sa herë të mbahen zgjedhjet dhe se përkushtimi i tij është për qytetin dhe qytetarët, jo për pushtet.

Binaj falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se rrugëtimi i tij vazhdon. Vendimi i Kushtetueses rrëzoi dekretin e Presidentit dhe vendimin e Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë se deri në zgjedhjet e ardhshme, Veliaj mbetet në detyrë.

Reagimi i Florin Binajt:

Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.

Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.

Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon.

Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme