Politika 3 November 2025, 18:28 Nga VNA

Tirana pa garë për kryetar. Gjykata Kushtetuese “djeg” ministren, aktorin dhe profesorin

Ndaje në Whatsapp

Tirana pa garë për kryetar. Gjykata Kushtetuese “djeg”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit, ka anulluar edhe garën për Bashkinë e Tiranës.

Tre kandidatët e shpallur, Ogerta Manastirliu, Florian Binaj dhe Arlind Qori, duhet të pezullojnë takimet dhe angazhimet që kishin planifikuar, ndërsa ëndrra e tyre për të drejtuar Tiranën shtyhet për një "moment të dytë".

Të paktën deri nëse Veliaj, në një surprizë altruiste, vendos të japë dorëheqjen, ose kryeministri Edi Rama gjen ndonjë formulë magjike për të realizuar zgjedhjet në kryeqytet.

Deri atëherë, ministrja, aktori dhe profesori duhet t’u rikthehen rutinave të tyre të mëparshme, me kujtime të shkurtra nga një përballje që nuk u zhvillua kurrë… dhe me shpresën e vogël se ndoshta një ditë do të ndodhë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme