Kronika 13 November 2025, 14:57 Nga VNA

U përlesh me këshilltarin bashkiak të Pogradecit, Gjykata e Korçës liron Kevi Muçllarin

Ndaje në Whatsapp
U përlesh me këshilltarin bashkiak të Pogradecit, Gjykata e
Kevi Muçllari

Gjykata e Korçës ka vendosur sot lirimin e Kevi Muçllarit, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. Seanca gjyqësore u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit.

Në një prononcim për mediat, Muçllari shtoi se veprimet e tij nuk kishin për qëllim dhunën, por mbrojtjen e një kauze që lidhej me interesat e komunitetit.

“Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës”, tha ai.

Muçllari falenderoi gjithashtu gjyqtarin për vendimin që e cilësoi “të drejtë” dhe banorët që protestuan për lirimin e tij.

Kevi Muçllari ishte arrestuar tre ditë më parë nga efektivët e Komisariatit të Pogradecit, nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

Ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mbi projektvendimin për dhënien me qira të tokave shtetërore në fshatin Çërravë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme