Kronika 10 November 2025, 20:15 Nga VNA

Arrestohet qytetari pas përleshjes me këshilltarin e bashkisë të Pogradecit

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet qytetari pas përleshjes me këshilltarin e bashkisë

Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin e bashkisë, Engjëll Shyti, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencën e qytetarëve.

Sipas njoftimit të policisë, Muçllari është vënë në pranga për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25 në ambientet e bashkisë, ku fillimisht ai debatoi dhe ofendoi anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas goditi me grusht 47-vjeçarin Shyti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme,” njoftoi policia.

Ky incident pason tensionet e ditëve të fundit në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, ku vendimet për tokat në Çërravë kanë shkaktuar pakënaqësi dhe debate të ashpra mes banorëve dhe këshilltarëve.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme