Kronika 10 November 2025, 18:01 Nga VNA

Përleshja në këshillin bashkiak të Pogradecit, qytetari: Kjo punë nuk mbaron këtu, këshilltarët do mbajnë përgjegjësi

Ndaje në Whatsapp

Përleshja në këshillin bashkiak të Pogradecit, qytetari: Kjo

Një përleshje fizike shënoi mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të një vendimi që lejon dhënien me qira të 34.660 hektarëve tokë në Çërravë. Incidenti ndodhi pas debateve të shumta dhe kundërshtimeve të banorëve lokalë, ndërsa tensioni arriti kulmin kur këshilltari Engjël Shyti dhe banori Kevi Muçllarit u përleshën me grushta.

Kjo bëri që të ndërhynte policia e cila bëri shoqërimin e të dy personave.

Në një prononcim për mediat, Muçllari shpjegoi se tensioni nisi pas kërcënimeve të Shytit dhe momentit kur vendimi u miratua, ndërsa ai dhe banorët e tjerë ishin kundër masës.

“Siç e patë edhe vetë, pati një moment tensioni sepse Engjël Shyti, këshilltar, u ngrit dhe na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë. Ishte një moment acarimi pas miratimit të vendimit, ku ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë’, deri në momentin që situata ishte e qetë dhe racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm janë të njohura dhe shumë të arsyeshme. Por në këto momente kryetari tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak”, tha Muçllari.

Ai gjithashtu shtoi se këtë çështje nuk do ta lënë me kaq dhe se këshilltarët do të duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Me siguri është fakti që ne nuk do ta lemë këtë çështje me kaq. Edhe këshilltarët duhet të mbajnë përgjegjësi për qëndrimin e tyre”, deklaroi Muçllari.

Vendimi për miratimin e tokës u mor me 20 vota pro, pas debateve të shumta në këshill, dhe ka shkaktuar pakënaqësi në komunitetin lokal, i cili e konsideron masën të padrejtë dhe të njëanshme.

Ngjarja në Pogradec pason një incident të ngjashëm që ndodhi një muaj më parë në Vlorë. Në fund të shtatorit, një mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me tensione dhe incidente, pasi dy të rinj, të cilëve iu prishën banesat për ndërtimin e rrugës që lidh portin me rrugën Transballkanike, u futën me forcë në mbledhjen e këshillit për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Njëri prej tyre deklaroi se kishin pesë vite pa marrë dëmshpërblim për banesat e prishura, duke e bërë situatën të tensionuar dhe ngjarjen në Vlorë të krahasueshme me atë të Pogradecit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme