Kronika 31 October 2025, 16:39 Nga VNA

SPAK i komunikon akuzën Belinda Ballukut për shkelje të barazisë në tendera

Ndaje në Whatsapp

SPAK i komunikon akuzën Belinda Ballukut për shkelje të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot zyrtarisht akuzën ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, sipas neneve 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimi po kryhet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me procedimet nr.167 dhe 181 të vitit 2024. Sipas SPAK-ut, akuzat lidhen me veprimet e Ballukut në cilësinë e ministres, në një nga procedurat e prokurimit publik për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin Orikum-Himarë të autostradës SH8. Procedura është zhvilluar në 11 dhjetor 2020 dhe, pas anulimit, është rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH.

SPAK njofton se Balluku është informuar për akuzën më 21 tetor 2025, por ajo njoftoi se nuk mund të paraqitej në datën e caktuar. Pas kërkesës së dytë të Prokurorisë, me shkresë të datës 24 tetor, ministrja është paraqitur sot, më 31 tetor 2025, në orën 15:00, ku iu komunikua zyrtarisht statusi i të pandehurës dhe akuzat ndaj saj.

Hetimet ndaj Ballukut vijojnë në fazë paraprake.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme