Politika 31 Tetor 2025, 16:18 Nga VNA

Belinda Balluku del nga SPAK: Jam shpresëplotë tek drejtësia

Ndaje në Whatsapp
Belinda Balluku del nga SPAK: Jam shpresëplotë tek drejtësia
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku u mor për rreth 40 minuta në pyetje. Ajo ka folur për mediat por nuk dha shumë detaje për çështjen që ishte thirrur.

Balluku u shpreh se ka pranuar një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për një çështje që është nën hetim. Zëvendëskryeministrja gjithashtu tha se është shpresëplotë që i gjithë procesi do jetë i bazuar në llogaridhënie dhe parimet e drejtësisë.

“Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim. Si zyrtare publike e shoh si një proces që jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar në llogaridhënie dhe parimet e drejtësisë”, tha ajo.

Kujtojmë se Balluku si avokate ka marrë motrën e saj Pamela Qirko, e cila ka qenë ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Video

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme