Kronika 28 October 2025, 17:28 Nga VNA

Katër ngjarje të rënda brenda pak orësh trondisin vendin: Tritol në Shkodër, tre vrasje në Durrës, Tiranë e Berat

Ndaje në Whatsapp

Katër ngjarje të rënda brenda pak orësh trondisin vendin:

Një ditë e zezë për vendin, me katër ngjarje të rënda të regjistruara brenda disa orësh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në Shkodër, një shpërthim me tritol tronditi lagjen “Ndoc Mazi”, ku objektiv ishte 38-vjeçari Enea Busukja, punonjës i Tatimeve. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e tij dhe shpërtheu sapo ai ndezi mjetin. Busukja mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Pak orë më vonë, në Durrës, një ngjarje e rëndë familjare tronditi zonën e Shkallnurit. 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës. Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në Tiranë, një konflikt pune në një lokal-piceri në zonën e Komunës së Parisit përfundoi në tragjedi. Kamerieri 34-vjeçar Indrit Ismaillari mbeti i vrarë pas një sherri me kuzhinierin Filip Shehu, i cili e goditi me thikë. Shehu është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ka deklaruar se sherri ndodhi për motive pune.

Ndërkohë, në Berat, një konflikt për motive të dobëta u kthye në vrasje. 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe me emrin Kastriot Hoxha, goditi me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, banues në Tiranë, i cili humbi jetën në vend. Ngjarja ndodhi në Kalanë e Beratit, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një kalë që mbante autori. Mema, që rezulton me precedent penal në Greqi, është shpallur në kërkim nga policia.

Katër ngjarjet e ndodhura brenda pak orësh, atentat, vrasje familjare, konflikt pune dhe përplasje për motive të dobëta, kanë ngritur shqetësime për rritjen e dhunës dhe pasigurisë në vend.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme