Kronika 7 August 2025, 09:44 Nga VNA

Humb jetën minatori në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës të stafit teknik për shkelje të rregullave të sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Humb jetën minatori në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Bulqizës ditën e djeshme, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor në një prej galerive të një subjekti minerar.

Viktima, shtetasi F.V., ishte duke punuar në momentin kur ndodhi aksidenti fatal. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te kushtet e vështira dhe shpeshherë të pasigurta të punës në minierat shqiptare.

Si rezultat i hetimeve paraprake, Policia e Bulqizës ka vënë në pranga pesë punonjës të stafit teknik të minierës, të cilët dyshohen për mosrespektim të rregullave të sigurisë në vendin e punës.

Të arrestuarit janë:

Njazi Përkola, 46 vjeç
Besnik Çupi, 68 vjeç
Ferit Truka, 61 vjeç
Ervis Kadiu, 35 vjeç
Edmond Xhafa, 51 vjeç

 

Sipas Policisë, veprimet ose mosveprimet e këtyre shtetasve kanë çuar në mungesën e masave të duhura për sigurimin teknik të punës, çka dyshohet se ka sjellë pasojën tragjike.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Dibrës, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

 

Njoftimi i Policisë:


Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F.V., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme